Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një grua ka masakruar me thikë bashkëshortin e saj.
Sipas mediave italiane pas një debati në çift gruaja 46-vjeçare ka goditur disa herë me thikë në fyt dhe në trup bashkëshortin e saj 56-vjeçar.
Çifti ishin prindër të një vajzë 5-vjeçare. Fqinjët e tyre kanë theksuar se prej disa kohësh mes çiftit ka patur grindje të vazhdueshme si më njëri-tjetrin por edhe me kolegët e punës.
Gjithashtu, 46-vjeçarja i ishte nënshtruar një ekzaminimi psikiatrik mëngjesin e së enjtes. Bashkëshorti i saj me profesion punëtor e kishte shoqëruar gruan në spital.
Gjithashtu në vitin 2020 ajo u shtrua në departamentin e psikiatrisë të të njëjtit spital.
/Vizionplus.tv/