Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Cagliarit, Itali.
Sipas medieve fqinje, një 54-vjeçar fshehu nënën e tij të vdekur në frigorifer për vite me radhë për të marrë pensionin e saj.
Burri akuzohet për fshehje të trupit dhe mashtrim të rëndë ndaj shtetit.
Policia zhvilloi kontrolle në shtëpinë e tij ku gjeti trupin e pajetë të nënës 78-vjeçare brenda frigoriferit që ndodhej në katin e parë të shtëpisë.
Trupi, sipas hetimeve të para të kryera, kishte rreth dy vjet që ndodhej i fshehur.
Trupi i gruas është marrë nga shtëpia dhe në orët në vijim do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore për kryerjen e autopsisë.
Do të jetë e nevojshme të verifikohet nëse gruaja ka vdekur për shkaqe natyrale dhe kur ka ndodhur saktësisht vdekja. Ndërkohë policia po vijon hetimet për të rindërtuar në detaje ngjarjen./vizionplus.tv