E rëndë në Spanjë, 49-vjeçari mban peng 12-vjeçaren si skllave se*si në bodrum për 5 vite

3 months ago 54
Reklamë

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Majorka të Spanjës.

Mediat vendase raportojnë se një 49-vjeçar dyshohet se ka mbajtur për pesë vite me radhë një 12-vjeçare si skllave seksi.

Menjehëre pas shpërthimit të skandalit, autori 49-vjeçar u arrestua. Burimet bëjnë me dije se ai e mbante të miturën të fshehur në bodrumin e zyrës së tij.

Sipas policisë spanjolle, 49-vjeçari e trajtonte vajzën si skllave seksi. Mediat spanjolle, përfshirë Ultima Hora, raportojnë se autori banor i Majorkas, pa precedentë penalë deri më tani – udhëtoi në një vend afrikan në vitin 2015 për të birësuar një vajzë, por u pengua nga procedurat burokratike.

Por ai nuk hoqi dorë. Ai takoi nënën e të miturës dhe i premtoi asaj një jetë më të mirë në Majorka. Ai bëri martesë false me nënën e të miturës. Pas martesë nënë e bijë u transferuan në Spanjë.

Nëna e të miturës bashkëjetoi për disa kohë me 49-vjeçarin, por më pas ata u ndanë, ndërsa 12-vjeçarja vazhdoi te jetonte në të njëjtën banesë me 49-vjeçarin, pasi ky i fundit kërcënonte nënën e saj, duke e detyruar atë që ta lëjë të bijën me 49-vjeçarin.

Autori dyshohet se mori kujdestarinë e të miturës me të cilën jetonte në një fermë në komunën Algaida të Majorkës dhe gjatë këtyre pesë viteve ai ka abuzuar në mënyrë të përsëritur, deri në atë pikë sa e ka bërë skllave të tij seksuale, raportojnë mediat spanjolle.

Ai ka tentuar të sjellë afër tij në Spanjë edhe motrën e të miturës.

Por nga frika se vajza tjetër e saj mund të pësonte të njëjtin fat si 12-vjeçarja, nëna iu drejtua organizatës “Hermanas Oblatas”, e cila kujdeset për gratë që përballen me probleme të rënda. Organizata ka bërë denoncimin në polici, e cila më pas ka bërë arrestimin e 49-vjeçarit.

Në bastisjen që kreu në shtëpinë e tij, policia gjeti materiale pornografike për fëmijë dhe po heton nëse i arrestuari kishte regjistruar përdhunimin e vajzës 12-vjeçare./vizionplus.tv/

Read Entire Article