A preket Shqipëria nga konflikti mes Iranit dhe Izraelit? Kjo ishte një nga pyetjet që u ngrit nga moderatorja Pranvera Borakaj në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus.
Të ftuarit ishin të ndarë në mendime, ku për ekspertin e sigurisë Arjan Dyrmishi Shqipëria preket vetëm ekonomikisht.
Por sipas tij Irani disponon armë të fuqishme, ku raketat me rreze të mesme mund të arrinin deri në Shqipërinë e mesme.
Ndërsa për të qetësuar situatën, eksperti tjetër i sigurisë Dritan Goxhaj sqaroi se kjo tregon kapacitetin e tyre, apsi nuk mund të preknin kurrë tokën shqiptare pasi do të duhej të kalonin në shtumë shtete para se të vinin te ne.
Pjesë nga biseda:
Dyrmishi: Raketat me rrezë të gjatë të Iranit arrijnë deri në Shqipërinë e mesme, shkojnë 1800 deri në 2000 kilometra.
Goxhaj: Do të duhet të kalonin shumë shtete para se të vinin te ne.