Ekspozita “Berati Bardhë e Zi”, punimet e fëmijëve publikohen në ditën ndërkombëtare të monumenteve

6 months ago 29

“Berati Bardhë e Zi” është ekspozita më e fundit e çelur në hollin e Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani” në qytetin e Beratit, mbrëmjen e së enjtes. Qyteti i njëmijë e një dritareve vjen i konceptuar në 45 piktura nga fëmijët e shkollave 9-vjeçare të Beratit, përmes gjinive të ndryshme artistike .

Veprat e punuara nga nxënësit pasqyrojnë Beratin,që nga lagjet muzeale e deri tek monumentet e kulturës e rrugicat me kalldrëm të qytetit muze.

“Kjo ekspozitë u hap në një dt të rëndësishme për qytetin tonë, ku fëmijët plemes pikturave të tyre përcollën mesazhe të ndryshme nën tematikën “Berati qyteti im”, tha Jani Kumati, mësues pikture.

“Puna që kam bërë më ka marrë diku te tre orë dhe kam sjell copëza të rrugicave historike të qytetit tim Beratit.”

Interesi për artet vizive veçanërisht tek fëmijët mbetet gjithnjë i lartë. Këtë e vë në dukje edhe mësuesi i pikturës në këtë qytet Jani Kumati, i cili shprehet se kjo vjen si pasojë e dëshirës së të rinjve për të pasur vlera artistike brenda vetes dhe për t’u formësuar artistikisht.

“Ndër vite fëmijët kanë krijuar një bashkërendim midis mësuesit të artit dhe pjesës tjetër dhe kjo vjen sepse ata dëshirojnë të kenë vlera artistike brenda vetes të formësohen nga ana artistike. Pjesa në qytetin tonë sa vjen edhe shtohet në qytetin tonë, dashuria për artin” , shprehet mësuesi.

Ekspozita “Berati Bardhë e Zi” erdhi pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve dhe vijoi me aktivitete të tjera, panaire të ndryshme artizanale dhe mbrëmje muzikore nga grupi popullor i qytetit.

Read Entire Article