Mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kishin ardhur nga zona të ndryshme të vendit fqinj për tu bërë pjesë e takimit të kryeministrit Edi Rama në Athinë. Ata nuk e fshehën entuziazmin për këtë tubim.
“Është kënaqësi sidomos për ne këtu që ndjeheshim shumë të vetmuar. Këtë që bëri sot duhet ta kishte bërë më parë”.
“Morëm gjithçka. Hera e parë që po e shikoj, është shumë gjigant”.
Prania e Ramës mes emigrantëve është parë nga këta të fundit jo thjesht si një shenjë mbështetjeje për ta, por edhe si një mundësi për të diskutuar problemet që hasin.
E pas marrëveshjes historike me palën italiane për njohjen e pensioneve, edhe emigrantët shqiptarë në Greqi kishin të njëjtën kërkesë dhe jo vetëm.
“Për lejet e qëndrimit këtu dhe pesnionet, këto janë dy gjërat kryesore”.
“Për punën e pensioneve, asgjë tjetër dhe të rregullojnë miqësinë”.
“Vetëm për dokumente”.
“Drejtësia për punën e pronave.”
Mijëra pjesëmarrës në tubimin e sotëm zgjodhën ta përcillnin atmosferën festive përmes flamujve, banderolave e sigurisht edhe përmes fotografive në rrjetet sociale. /vizionplus.tv