EMRAT/ Dhunuan nusen në Maliq, arrestohet bashkëshorti, procedohet vjehrri

2 months ago 39

Një 31-vjeçar është arrestuar në Maliq, ndërsa babai i tij është proceduar penalisht. Babë dhe bir, Trëndafil Zylfi 51-vjeç dhe Emanuel Zylfi 31-vjeç janë arrestuar nga policia, pasi po dhunonin nusen e 28-vjeçare.

Mësohet se shkak i dhunës ëhstë bërë xhelozia. Ndërkohë Vizion Plus mësoi më herët se Emiliano Zylfi njihej si kontigjent i policisë pasi ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Njoftimi:

Policia parandaloi përshkallëzimin e një rasti dhune në familje.

U arrestua në flagrancë  31- vjeçari dhe u procedua penalisht 59- vjeçari (babai i 31 vjeçarit).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, menjëherë pas njoftimit të marrë, për një rast dhune në familje kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Nga veprimet e para rezultoi se shtetasi E. Z.,  pas një konflikti për motive xhelozie, kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Po nga veprimet hetimore rezultoi se dhe babai i  31 vjeçarit shtetasi T. Z., ishte përfshire në konflikt dhe kishte ushtruar dhunë ndaj 28 vjeçares (nuses së djalit).

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë  shtetasi E. Z., 31 vjeç, dhe u procedua penalisht    babai i tij shtetasi T. Z., 59 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article