EMRAT/ Kush janë vëllezërit e vrarë në Roskovec, kapet autori

2 months ago 26

Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar.

Ndërkohë, mësohet se viktimat janë vëllezër me njëri-tjetrin. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Krujan.

Autori është vënë në pranga menjëherë pas ngjarjes, teksa i është sekuestruar edhe arma e krimit.

Ndërkohë nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë një konflikt mes fëmijëve.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia.

Njoftimi i policisë:

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit../vizionplus.tv

Read Entire Article