EMRAT/ Momenti i arrestimit, të shpallur në kërkim, vihen në pranga dy persona në Vlorë

4 months ago 21

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Në pranga ka rënë Letjano Beluli, 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili rezultonte i dënuar me 1 vit e 7 muaj burgim nga Gjykata e Elbasanit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po ashtu, për të njëjtën vepër penale rezultonte në kërkim edhe 32-vjeçari i arrestuar, J. I., banues në Vlorë.

“J. I., 32 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 12.12.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

Read Entire Article