EMRAT/ Morën peng 44-vjeçarin dhe e kërcënuan, arrestohen dy vëllezërit në Durrës

2 months ago 26

Dy vëllezër kanë rënë në pranga nga policia e Durrësit ditën e sotme.

Të arrestuarit të identifikuar si Aleksandër dhe Lulash Gecaj morën peng pa dëshirë dhe kërcënuan një 44-vjeçar. Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar automjeti dhe tre aparate celular.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit të Stacionit të Policisë Plazh,  pas kallëzimit të marrë nga shtetasi B. Sh., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, se ishte marrë pa dëshirën e tij në makinë nga dy vëllezër të cilët e  kishin çuar në zonën e Kënetës dhe e kishin  kërcënuar për motive të dobta, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë lokalizuan, kapën dhe shoqëruan në Stacionin e Policisë Palzh, Durrës dy vëllezërit e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. G., 25 vjeç, dhe L. G,. 29 vjeç,(vëllezër), banues  në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe tre aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim. /vizionplus.tv

Read Entire Article