EMRAT/ Operacioni ndërkombëtar antidrogë, policia jep informacion zyrtar: U arrestuan 3 persona në Vlorë

5 months ago 20
Reklamë

Policia ka dalë me informacion zyrtar në lidhje me operacionin policor ndërkombëtar të koduar “Sammogia”. Operacioni, i iniciuar nga Policia italiane, u zhvillua njëkohësisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani.

Në kuadër të operacionit u arretsuan 13 persona, tre prej të cilëve në Shqipëri. Për ata ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” nga gjykata italiane.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “Sammogia”, u vunë në pranga shtetasit Landi Kalemaj, Floriant Muho dhe Ledjon Muho.

“Gjatë operacionit ndërkombëtar “Sammogia”, në total, në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, u arrestuan 13 shtetas.

Si rezultat i partneritetit shumë të mirë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese italiane, të konkretizuar me shkëmbim intensiv informacionesh dhe operacione të njëpasnjëshme të përbashkëta, me objektiv kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, Departamenti i Policisë Kriminale/Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe me Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, finalizuan operacionin ndërkombëtar të koduar “Sammogia”.

Gjatë këtij operacioni të zhvilluar paralelisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, u lokalizuan në Vlorë, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit L. K., 52 vjeç, F. M., 38 vjeç dhe L. M., 33 vjeç.

Për të tre këta shtetas, Gjykata e Bolonjas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale”, njofton policia.

Interpol Tirana dhe homologët në Itali vijojnë bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali. /vizionplus.tv

Read Entire Article