EMRAT/ U ‘ikën nga duart’ 2.8 mln paund, burg për tre shqiptarët në Angli, si u pikasën në shtëpinë e barit teksa bënin ‘akrobaci’

6 months ago 31
Reklamë

Tre shqiptarë janë dënuar me burg në Angli pasi rezultoi se ishin të përfshirë në një ‘fabrikë’ kanabisi.

Ronaldo Pasha, Bledar Zeqo dhe Elvis Shira u dënuan me tre vjet e nëntë muaj burg në Gjykatën e Bradford Crown të martën.

Treshja, të cilët janë të gjithë shtetas shqiptarë që hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, kultivuan bimë kanabisi në një mulli të papërdorur Halifax.

Ata u pikasën nga një dron policie duke përdorur shkallët për të kapërcyer një çati xhami në kantierin e Carlton Works përpara se të përpiqeshin të largoheshin.

Në këtë ambient janë gjetur më shumë se 5 mijë bimë, që do të prodhonin mbi 280 kg kanabis, e cila do të kapte vlerën në treg rreth 2.4 deri në 2.8 milionë paund.

Top Channel

Read Entire Article