Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mrbëmjen e sotme në qytetine Fierit në lagjen “Kryengritja”. Një 39-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas pas një sherri mes tyre.
Burime bëjnë me dije se autori i ngjarjes Xhuliano Miha ëhstë arrestuar nga policia, ndërsa viktima është Xhimi Bakaj, 23-vjec.
Lexo edhe :
Related Posts
Njoftimi:
Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit