Vizion Plus mëson se Ermal Dizdari, punonjës i Bashkisë Shkodër është 49-vjeçari i dhunuar me sende të forta mëngjesin e sotëm.
Dizdari ka lëndime të rënda në kokë dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata mëson se 49-vjeçari punon në zyrën e prokurimeve publike.
Lexo edhe :
Related Posts
Rrethanat e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta.
Policia njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit./vizionplus.tv