Amarildo Saliu është arrestuar nga Komisariati nr. 5 në Kamëz pasi dyshohet se është autor i zjarrvënies së makinave me qira në rrugën “Donald Trump”.
Ai ishte në “arrest shtëpie” dhe në momentin që zjarrvënia ka ndodhur nuk ka qenë në banesë, të cilën e ka pranë vendit të ngjarjes.
Lexo edhe :
Related Posts
I është sekuestruar celulari, por të gjitha materialet i ka fshirë.
Si autorë të zjarrvënies mendohet se janë 3 persona.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, 5 qershor.
Një biznes i dhënies së makinave me qira, i cili ndodhet në pronësi të Edjon Hoxhës, u përfshi nga flakët. Si pasojë u dogjën disa automjete.
Hoxha kishte vetëm 5 ditë që kishte hapur biznesin dhe para hetuesve deklaroi se nuk kishte konflikte me askënd. Pista kryesore ku po heton policia është ajo e konkurencës./vizionplus.tv