Është arrestuar pas 40 vitesh një nga pjesëmarrësit në rrëmbimin dhe vrasjen e ish-kryeministrit të Italisë Aldo Moro.
Leonardo Bertulazzi është arrestuar në Buenos Aires pas 40 vitesh në arrati, pasi gjatë viteve 80-të ishte pjesë e “Brigadës së Kuqe” të cilët akuzohen për një sër krimesh përfshirë dhe vrasjen e ish-kryeminsitrit Moro, trupi i të cilit u gjet në bagazhin e makinës në vitin 1978, 55 ditë pas rrëmbimit.
Bertulazzi ishte arrestuar edhe në vitin 2002 në Argjentinë për llogari të drejtësisë italiane, por për shkak se gjygjy ndaj tij ishte zhvilluar në mungesë, ai u lirua pas 8 muajsh.
Bertulazzi ishte pjesë e “Brigadave të Kuqe’ grup i cili akuzohet për një sërë ngjarjesh kriminale gjatë vitetve 80-90-të.
Në vitin 1978 Bertulazzi dhe anëtarë të tjerë të “Brigëadës së Kuqe”, u akuzuan për pjesëmarrje në rrëmbimin e inxhinierit detar Piero Costa në Genova në janar 1977. Costa, një anëtar i një prej familjeve më të pasura gjenoveze pronare të anijeve, u rrëmbye pranë shtëpisë së tij në Castelletto, me dy persona të armatosur e kapën dhe e shtynë në sediljen e pasagjerit të një Fiat 132.
Fillimisht u kërkua një shpërblim prej 10 miliardë liretash, por negociatat me familjen Costa çuan në uljen e kërkesës në 1.5 miliardë lireta. Pagesa u bë dhe Costa u lirua në fillim të prillit 1977, i lidhur me duar dhe këmbë.
Sipas hetuesve, rrëmbimi i Kostës kishte për qëllim marrjen e mjeteve financiare për të subvencionuar aktivitetet terroriste; 50 milionë lira dyshohet se janë përdorur për të blerë apartamentin në Romë ku Moro mbahej i burgosur gjatë rrëmbimit të tij.
Trupi i Moro-s i mbushur me plumba u gjet në vitin 1978 në bagazhin e një makine të parkuar në Romë 55 ditë pas rrëmbimit të tij.
Autoritetet italiane nuk presin kthimin e tij të afërt në Itali. Avokatët e Bertulazzi kanë bërë ankim kundër vendimit të komisionit argjentinas për refugjatët për revokimin e statusit të tij të refugjatit dhe edhe nëse ai refuzohet, procesi i ekstradimit mund të zgjatet. /Vizionplus.tv/