Një 38-vjeçar i dënuar me 5 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, është arrestuar nga policia e Shkodrës.
Në pranga ra Belirjan Kapera, 38 vjeç, banues në Shkodër.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 5 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ka qenë e pajisur më urdhër mbrojtjeje. /vizionplus.tv