Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës një nga të plagosurit e aksidentit të sotëm në qytetin e Burrelit.
Burime nga spitali i Traumës thanë se 74 vjeçari Veli Bunga nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e automjetit tip benz që drejtohej nga 28 vjeçari Ylber Xhepavdija këtë të hënë dhe ka ndërruar jetë pak minuta më parë.
Lexo edhe :
Related Posts
Po ashtu, në gjendje të rëndë shëndetësore janë edhe mbesa e 74 vjeçarit si dhe shoferi i mjeteve të Bashkisë Përparim Nikaj.
I plagosuri tjetër Xhelal Kola, mësohet se ndodhet në spitalin e Burrelit.
Ndërkohë, banorë të zonës ku ka ndodhur aksidenti kanë pohuar se i riu ka bërë lëvizje me shpejtësi shumë herë para se të kishte përplasjen fatale me katër personat që ndodheshin në trotuar, por që nuk është ndaluar nga policia. /vizionplus.tv