Një qytetar në Pogradec është dëmtuar rëndë, teksa kryente punime në banesën e tij private.
Raportohet se ai është dëmtuar nga një xham që i ka rënë në kraharor, duke i shkaktuar plagë
Pasi ka marrë mjekimin e parë në spitalin e Pogradecit, shtetasi Renato Sehiti është nisur me urgjencë në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar pasi gjendja e tij paraqitet e rëndë.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit.