“Ëndrra mbaroi!” , kështu e komenton humbjen dramatike gjermania “Bild”, pasi Panzerat u eliminuan në minutën e 119-të nga Spanja.
Një ndeshje me mjaft ritëm, raste por edhe shumë polemika, sidomos ajo penallti e mohuar ndaj gjermanëve.
Ishte minuta e 107-të e shtetsës kur arbitri Taylor nuk denjoi as të shohë VAR-in, pas prekjes së topit me dorë nga ana e Cucurellas.
Ndërsa pritej që ndeshja të shkonte me 11 metërsha, Merino shkëputet mjaft bukur ën zonë dhe me kokë dërgon topin në krahun e djathtë të portës së mbrojtur nga Neuer.
Nofka “Macja e zezë” e Gjermanisë duket se do të vijojë t’i ndjekë gjatë spanjollët, të cilët shkaktuan ankth sa herë i afroheshin portës së mbrotjur nga gardiani i “panzerave”.
/Vizionplus.tv/