Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka biseduar ditën e sotme me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për ta uruar për ditëlindjen e tij.
Në një deklaratë të Presidencës turke, theksohet se gjatë bisedës, Vladimir Putin ka falënderuar presidentin turk për kontributin e tij në përparimin e marrëdhënieve Turqi-Rusi në baza miqësore.
Tajip Erdogan ka marrë urime për ditëlindjen e tij edhe nga presidenti i Kazakistanit, Jomert Tokayev.
Recep Tayyip Erdogan mbush sot 70 vjeç./vizionplus.tv