“Europa, më e pavarur nga SHBA”, liderët e BE-së mirëpresin fitoren e Trump dhe deklarojnë: E ardhmja është në duart tona

1 day ago 18

Nga mbledhja e komunitetit politik në Budapest, Presidenti i Këshillit  Europian  Charles Michel uroi presidentin Trump për fitoren, por shtoi se kontinenti evropian duhet të jetë më pak i varur nga Shtetet e Bashkuara.

“Parimi themelor është se ne duam të thellojmë bashkëpunimin tonë me Shtetet e Bashkuara. Ne kemi shumë të përbashkëta, por duam gjithashtu të kemi kontroll më të madh mbi fatin tonë, të fitojmë më shumë ndikim, të forcojmë themelet tona ekonomike dhe të krijojmë një marrëdhënie të bazuar në respektin reciprok. Për disa çështje, do të jetë e lehtë të bashkëpunohet me administratën e re amerikane; për të tjerët, do të jetë më sfiduese”, tha Michel.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen u tregua optimiste per bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën drejtimin e Trump.

“Ne do të punojmë me administratën e re të Trump në një mënyrë të mirë dhe do të shohim se çfarë është përpara nesh. E ardhmja e Evropës është në duart tona. Ne duhet të veprojmë tani. Nëse ne po përballemi me sfida, asnjë vend nuk mund t’i përballojë ato i vetëm, por duke qëndruar së bashku ne mund t’i kapërcejmë ato”, tha Ursula von der Leyen.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATOS Mark Rutte e vuri theksin te kërcënimi rus.

“Ishte vërtet një sukses i madh për të. Ishte “falë tij” që aleatët e NATO-s rritën shpenzimet ushtarake. Rusia po i dorëzon teknologjinë e saj më të fundit Koresë së Veriut në këmbim të ndihmës së saj. Ky është një kërcënim jo vetëm për pjesën evropiane të NATO-s, por edhe për SHBA-të. Mezi pres të ulem me Donald Trump për të diskutuar se si mund t’i përballojmë këto kërcënime kolektivisht”, tha Rutte.

Donald Trump ka premtuarr  se do t’i japë fund luftës në Ukrainë, por Kievi dhe  shumë mbështetës të tij evropianë druajnë se kjo nënkupton marrëveshje paqeje sipas kushteve që i leverdisin presidentit rus, Vladimir Putin, që përfshijnë heqjen dorë nga territori./vizionplus.tv

Read Entire Article