Macron: Evropianët nuk duhet t’ua besojnë vazhdimisht amerikanëve sigurinë e tyre

1 day ago 30

Emmanuel Macron tha në Budapest se evropianët nuk duhet të besojnë vazhdimisht”sigurinë e tyre tek amerikanët dhe duhet më gjerësisht të mbrojnë  interesat e tyre kundër Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

“Është një moment historik që është vendimtar për ne evropianët. Në fund, pyetja është: a duam të lexojmë Historinë e shkruar nga të tjerët, për luftërat e nisura nga Vladimir Putin, për zgjedhjet amerikane, për zgjedhjet teknologjike dhe tregtare të bëra nga kinezët? Apo duam të shkruajmë historinë? Besoj gjithashtu se ne kemi fuqinë ta shkruajmë” , tha presidenti i Francës në nisje të samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Emmanuel Macron tha se ka uruar Donald Trump, duke kujtuar se disa prej liderëve të mbledhur në këtë samit e kanë njohur atë, katër vjet më parë, në ushtrimin e detyrave të tij. 

“Ai u zgjodh nga populli amerikan dhe do të mbrojë interesat e popullit amerikan dhe kjo është një gjë legjitime dhe e mirë. Çështja është nëse ne jemi gati të mbrojmë interesat e evropianëve” , tha ai. “Unë e konsideroj këtë si prioritetin tonë. Nuk duhet të gjejmë veten në një “transatlanticizëm” naiv, as në vënien në dyshim të aleancave tona, as në një nacionalizëm mendjengushtë që nuk do të na lejonte të përballonim këtë sfidë ndaj Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. 

Ai bëri një paralelizëm duke thënë se bota përbëhet nga barngrënës dhe mishngrënës.

“Për mua është e thjeshtë, bota përbëhet nga barngrënës dhe mishngrënës. Nëse vendosim të mbetemi barngrënës, mishngrënësit do të fitojnë dhe ne do të jemi një treg për ta”, shtoi presidenti francez, duke përdorur metaforën për t’i nxitur evropianët që “të paktën të jenë mishngrënës”./vizionplus.tv

Read Entire Article