Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij të parë pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet amerikane, në Forumin Valdai në vendpushimin e Soçit.
“Një rend krejtësisht i ri botëror po formohet para syve tanë. Po vjen momenti i së vërtetës, rendi i vjetër ka ikur, një luftë e papajtueshme po bëhet për formimin e një të riu. 20 vitet e ardhshme do të jenë më të vështira”, ai tha ndër të tjera.
“Rusia nuk e sheh qytetërimin perëndimor si armik”, shtoi ai.
Më herët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se udhëheqja ruse i mban mend fjalët e Trump për përpjekjen për të zgjidhur krizën në Ukrainë, edhe nëse ai e ekzagjeron shpejtësinë me të cilën mund ta bëjë këtë.
“Nëse qeveria e re kërkon paqen dhe jo vazhdimin e luftës, do të jetë më mirë se ajo e mëparshme”, u tha Peskov gazetarëve. /vizionplus.tv