“The Special One”, Jose Mourinho, foli së fundmi në një intervistë, për rrugëtimin e Portugalisë në Europian.
“Potenciali i skuadrës ishte shumë i lartë. Nuk e gabova shumë parashikimin tim kur thashë se Portugalia, Franca dhe Anglia ishin favoritë. Dy prej tyre janë në gjysmëfinale. Spanja është surpriza më e madhe për mua, duke pasur parasysh se si ekipi është rritur. Për mua për momentin është skuadra që luan më mirë dhe ajo që luajti më mirë”.
Portugalia nuk ishte e madhe, edhe pse arriti në çerekfinale. Ne prisnim më shumë. Isha në stadium para fillimit të Kampionatit Evropian, për të parë ndeshjen mes Portugalisë dhe Kroacisë dhe nuk ishte një ndjenjë e mirë. Nuk ndjeva emocione të mëdha. Gjatë turneut skuadra vazhdoi të ecë përpara, por pa bindur.
Në momentin e së vërtetës, Portugalia nuk ishte një nga skuadrat më të forta. Por është një skuadër e re, përveç dy veteranëve një ekip që ka të ardhme përpara. Kupa e Botës është pranë nesh” – tha ai.