Dorjo Duka humbi jetën në një aksident tragjik disa ditë më parë në Itali.
Makina me të cilën udhëtonte i riu shqiptar, u përplas kokë më kokë me një Mercedes, i cili ndodhej në korsinë e kundërt.
Siç bëjnë me dije mediet italiane, 45-vjeçari që drejtonte Mercedesin ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës.
Si pasojë e përplasjes Dorjo Duka humbi jetën ndërsa kushëriri i tij 25-vjeçar mbeti i plagosur rëndë.
Fatmirësisht, 25-vjeçari ndodhet rrezikut dhe është ende i shtruar në terapi intensive në Pordenone.
Kujtojmë që Dorjo kishte vetëm 9 ditë që ishte martuar.
Ditën e djeshme, 24 janar, trupi i Dukës u nis drejt Shqipërisë, dhe nesër, më 26 janar do t’i jepet lamtumira e fundit në Tiranë./vizionplus.tv