Dhjetëra të vrarë në Liban e Gaza, viktima të sulmeve izraelite janë edhe gra e fëmijë

2 days ago 20

Të paktën 20 persona, mes të cilëve tre fëmijë, mbetën të vrarë dhe 6 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në rajonin Almat në veri të kryeqytetit libanez Beirut.

Tre persona të tjerë u vranë në një tjetër zonë në Liban, në pjesën perëndimorë të vendit.

Shifrat i kanë bërë të ditura autoritetet vendase ndërsa ushtria izraelite nuk ka bërë komente deri më tani.

Nga ana tjetër, të paktën 30 persona janë vrarë edhe në rripin e Gazës, pranë kampit Jabalia kur një sulm ajror izraelit shënjestroi një zonë me poullsi të dendur. Ndërkohë qeveria e Katarit ka informuar SHBA-në dhe Izraelin se do të ndërpresë përpjekjet e ndërmjetësimit sa i takon konfliktit në Gaza sepse palët po i shmangen bisedimeve në mirëbesim.

Një burim diplomatik ka thënë se Katari po tërhiqet pasi bisedimet e armëpushimit janë kthyer në një futboll politik dhe ndërmjetësimi nuk ka më asnjë vlerë. Lvizja e Katarit vjen si një  goditje e madhe ndaj përpjekjeve për ti dhënë fund luftës në Gaza , të cilat nuk kanë pasur asnjë rezultat konkret  në  muajt e fundit./vizionplus.tv

Read Entire Article