Fotot satelitore/ Izraeli po ndërton mur 7 kilometra të gjatë brenda Sirisë

1 day ago 23

Ndërkohë që ushtria izraelite vazhdon të operojë duke goditur objektiva si brenda Libanit në veri ashtu edhe brenda Gazës në jug, një projekt paralel po zbatohet për të forcuar vendin me mure dhe rrugë që Tel Avivi po financon dhe ndërton me shpejtësi të madhe brenda territoreve të Sirisë por edhe në Gaza.

Fotot satelitore të publikuara sot nga Associated Press tregojnë zhvillimin e punimeve në territorin e Sirisë, konkretisht në kufirin me Lartësitë Golan, në pronësi të Izraelit.

Nga fotot duket se Izraeli po ndërton një mur 7.5 kilometra të gjatë, i cili fillon afërsisht 3 kilometra në jugperëndim të Majdal Shams.

Paralelisht me krijimin e një rruge, forcat izraelite po ndërtojnë një mur me të njëjtën gjatësi në vend, duke ndjekur standardet e atij që kanë ndërtuar si në kufirin me enklavën palestineze në jug ashtu edhe në kufirin verior të vendi me Libanin.

Për të përshpejtuar procesin, Izraeli ka vendosur në Liban, përveç tankeve, një numër të madh ekskavatorësh të rëndë dhe betoniere.

Një raport i OKB-së, konkretisht i forcës së vendosur në vijën blu dhe që ka në dispozicion agjencia amerikane, thotë se për ndërtimin e projekteve specifike, forcat e Izraelit në fakt kanë shkelur kufirin specifik tokësor.

Nuk ka asnjë koment deri më tani as nga zyra e Kryeministrit dhe as nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit për këtë çështje./vizionplus.tv

Read Entire Article