Bandat kriminale në Greqi kanë nisur një sagë të larjeve të hesapeve mes njëri-tjetrit. 44-vjeçari Vangelis Zampounis u ekzekutua pak ditë më parë me gati 90 plumba teksa kishte hipur në një makinën e tij të blinduar.
Vrasje ishte tepër e dhunshme dhe autorët u siguruan disa herë që kishin “mbaruar punë”.
Lexo edhe :
Related Posts
Mediat greke kanë zbuluar së fundmi disa detaje, që tregojnë se ekzekutimi ka qenë për larje të hesapeve, që ka nisur që nga viti 2016.
Në jetën e Zampounis ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe një vajzë, e cila quhej Katerina Bella Mafia. Kjo e fundit është vrarë në vitin 2018 nga vrasës me pagesë për një larje hesapesh mes bandave kriminale.
33-vjeçarja greke e ekzekutuar në garazhin e shtëpisë së saj, ka qenë emër i njohur për policinë dhe e përfshirë në disa vepra penale.
Viktima kishte lidhje të ngushta me një vrasës shqiptar në Athinë. Ky i fundit, në vitin 2009 ishte paguar 40 mijë Euro për vrasjen e një gruaje. Për këtë ngjarje të ndodhur 9 vite më parë, doli pikërisht emri i 33-vjeçares të vrarë në 2018, e dyshuar si porositëse, por më pas u lirua.
Mes “Katerina Bella Mafia” dhe Vangelis Zampounis ka pasur më herët një lidhje intime, që ndonëse ata ishin ndarë, kontaktet mes tyre vazhdonin të ishin të shpeshta deri në vrasjen e Katerinës.
Dy viktimat, u bënë objektiv i bandave kriminale që prej vitit 2016, ndërsa për fat të keq, në vitin 2018 ishte “Katerina Bella Mafia” që u ekzekutua e para, e pas 6 vitesh, edhe ish i dashuri i saj do të kishte të njëjtin fat tragjik./vizionplus.tv