Faturat “tradhtojnë” shqiptarin që punonte në “shtëpi bari” në Britani

8 months ago 45
Reklamë

Një shqiptar, i cili punonte si “kopshtar” në një fermë kanabisi u arrestua nga policia britanike.

Kristjan Kumaraku u identifikua pasi policia bastisi shtëpinë dhe gjeti disa fatura të cilat ishin paguar nga shqiptari.

Një gjykatës tha se ishin shumë të njohura bandat kriminale shqiptare që rekrutonin burra për të punuar në fabrikat e kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar, por shtoi se gjithmonë e pësonin “kopshtarët” dhe jo drejtuesit e lartë të zinxhirit.

Gjyqtari tha se më 11 dhjetor policia ekzekutoi një urdhër kontrolli në një shtëpi në Rhodfa Glan-y-Mor në Margam dhe zbuloi se prona ishte shndërruar në një fermë kanabisi me tre dhoma ku prodhohej drogë.

Oficerët gjetën 146 bimë së bashku me llambat dhe një sistem ventilimi.

Askush nuk ishte në shtëpi, por oficerët gjetën fatura të energjisë elektrike dhe taksave të këshillit, të cilat ishin bërë në dyqanet lokale.

Policia shkoi në dyqane dhe kontrolloi kamerat për të parë se kush kishte bërë pagesat përkatëse dhe identifikoi Krisjan Kumarakun.

26-vjeçari shqiptar u arrestua teksa ishte duke ecur  në rrugën Talbot në Port Talbot.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti një celular, 280 £ dhe çelësat e pronës ku kultivohej droga.

Vlera e drogës arrinte në  62,000 £.

Kumaraku dëshmoi para oficerëve se kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca me një kamion në mars të vitit 2023 dhe se u detyrohej para atyre që e kishin transportuar.

Ai tha se i ishte thënë të ujitte bimët dhe të paguante faturat në shtëpinë e Port Talbot “përndryshe do të kishte pasoja”./vizionplus.tv

Read Entire Article