Fermerët e fshatit Drizë në Fier protestuan sot, duke kërkuar dëmshpërblim për sipërfaqet me ullinj që preken nga ndërtimi i linjës 400 kv Maqedoni e Veriut-Elbasan-Fier.
Ky projekt shtrihet në një sipërfaqe prej 400 mijë metër katror duke përfshirë tokat e shumë fermerëve.
Ata thanë se kompensimi financiar për një rrënjë ulliri është shumë i vogël dhe matja e tokave është bërë gabim.
Po ashtu, shumë prona nuk janë regjistruar ende në hipotekë, duke bërë të pamundur dëmshpërblimin. /vizionplus.tv