Gloria dhe Flori diskutuan lidhur me bisedat dhe deklaratat e bëra nga fermerët gjatë këtyre ditëve.
Gloria theksoi se dëshironte të shprehte vlerësimin e saj ndaj fermerëve, pasi kjo do i bënte edhe ata që të ndiheshin mirë.
Nga ana tjetër, Gloria theksoi se Mariana është përpjekur të nxjerrë anën më të mirë të gjithësecilit.
Gloria: Nuk ia kisha thënë kurrë edhe thashë t’ia them, sepse njeriun vlerësimi e bën të ndihet mirë. I thashë që e kam vlerësuar në momentin që ti vure në pah cilësitë e Buçkos, që asnjëri nuk i shikonte. Buçkon, Mariana e nxori.
Po ashtu, ajo theksoi se Mariana ka evidentuar anë të ndryshme të shumë fermerëve.