FOTO/ Adoleshenti kryen aktin fatal pasi shantazhohej në rrjetet sociale se do i bëheshin publike foto intime

8 months ago 19

Bullizmi në rrjetet sociale është bërë sërish shkak, duke shtyrë një 16 vjeçar t’i japë fund jetës. Ngjarja e rëndë është shënuar në Britani, ku një adoleshent i ka dhënë fund jetës pasi shantazhohej nga një mashtrues në rrjet.

Mediat britanike shkruajnë se 16-vjeçari Dinal De Alwis, pas bisedave që kishte patur me një shtetas nigerian në Spanpchat, ishte shantazhuar nga ky i fundit se do t’i bënte publike foto në rast se nuk i dërgonte 100 paund.

16-vjeçari i cili nuk kishte mundur të përballonte presionin, ishte larguar nga banesa në drejtim të Londrës jugore ku edhe kishte bërë një video ku njoftonte se do të vriste veten.

“Ai i shkroi gruas time, i tha se na donte shumë, dhe i tha dy vëllezërve të kujdeseshin për prindërit”, deklaroi babai i Dinal para gjykatës.

Policia britanik tha se nuk mund të gjurmonte mashtruesit të cilët operonin nga Nigeria.

Prindërit shtuan se Dinal besonte se fotot e tij ishin shpërndarë në rrjet, dhe u gjet i vdekur disa orë pasi kishte dalë nga shtëpia.

“Dinal ishte një djalë i kujdesur, kishte nota të shkëlqyera. Ne vijmë nga Sri Lanka, dhe ishim krenarë që ai fliste aq mirë anglisht. Ai është humbja më e madhe për ne”, shtoi babai i tij.

Zyrtarët shtonin se mashtruesit kishin identitetin e një vajze që i dërgonte foto erotike, dhe i kërkonte në këmbim imazhe të tij.

Babai tij shtonte ‘Dinal kishte pasur të dashura dhe fliste hapur për to, nuk e di si ndodhi dhe tani shqetësohem për djemtë e tjerë”.

Një zëdhënës i rrjetit Snapchat tha për tragjedinë: “Çdo shfrytëzim seksual i të rinjve është i tmerrshëm  dhe ne punojmë në shumë mënyra për të zbuluar dhe parandaluar këto abuzime në bashkëpunim me policinë”.

Read Entire Article