Dikur bashkëpunorët më të ngushtë, sot nuk duan ta shohin me “sy” njëri-tjetrin, kjo është marrdhënia mes Lulzim Bashës dhe ish-mikut të tij Gazment Bardhi, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të PD-së së drejtuar nga Sali Berisha.
Edhe pse në sesionin e kaluar marrdhënia Basha-Bardhi ishte po kaq e ngrirë sa edhe sot, sërish ata qendruan në krah të njëri-tjetrit në ulëset e Kuvendit, por këtë sesion gjërat kanë ndryshaur.
Emrat e tyre edhe në këtë sesion të ri parlamentar kanë qënë krah njëri-tjetrit, por Bashës nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë, sa ka ndërruar vendin e tij me Blendi Nallbatin, ndërsa vetë ka preferuar të ulet krah “besnikes” së tij Oriola Pampuri. /Vizionplus.tv/