FOTO/ Çifti i famshëm i aktorëvë martohet për herë të dytë brenda vitit, pamjet nga ceremonia përrallore

2 weeks ago 24

Millie Bobby Brown dhe Jake Bon Jovi u martuan për herë të dytë në Itali.

Pasi u martuan fillimisht në maj , në fund të shtatorit u njoftua se çifti do të zhvillonte një ceremoni të dytë magjepsëse në Itali.

Të mërkurën e datës 2 tetor, aktorja 20-vjeçare ka postuar në Instagramin e saj foto nga eventi festiv.

“Përgjithmonë gruaja jote ”, ka shkruar ai në galerinë e fotografive, e cila përfshinte foto të dasmës së tyre, vendit dhe dy fustaneve të saj mahnitëse.

Djali 22-vjeçar i Jon Bon Jovi gjithashtu ka shpërndarë disa foto në rrjetet sociale nga dita e veçantë e çiftit.

Gjatë ceremonisë së çiftit në maj, The Sun raportoi se prindërit e Bon Jovit, Jon dhe Dorothea Bon Jovi, ishin të pranishëm në dasmën shumë të vogël, së bashku me prindërit e Brown./vizionplus.tv

Read Entire Article