Është kremtuar në Tiranë 20-vjetori i vënies në funksion i Këndit Amerikan në kryeqytet.
Në ambientet e këtij Këndi pranë Bibliotekës Kombëtare, janë treguar disa nga kujtimet përgjatë këtij rrugëtimi. Që nga ngjarjet e paharrueshme e deri te të ftuarit frymëzues.
Këndi Amerikan i Tiranës ka shërbyer si një hapësirë kumbuese dhe një qendër kreativiteti për të rinjtë shqiptarë për dy-dhjetëvjeçarë.
Mijëra të rinj kanë vizituar Këndin Amerikan dhe kanë marrë pjesë në qindra programe të veçanta.
Në këtë 20-vjetor ky kënd është pasuruar nga Ambasada Amerikane edhe me të tjera pajisje elekronike për t’u përdorur nga të rinjtë.
Top Channel