Franca mbështet gjykatën ndërkombëtare, Izraeli: Nuk njohim vendimin e Hagës

4 months ago 16
Reklamë

Ministri Izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka kritikuar ashpër gjykatën penale ndërkombëtare për lëshimin e ardhër arresteve ndaj tij dhe kryeministrit Nentanjahu.

Përmes një reagimi, Gallant ka thënë se ky vendim i Gjykatës së Hagës është përpjekje për t’i mohuar izraelit të drejtën për të mbrojtur veten.

“Paralelizimi i prokurorit mes organizatës terroriste Hamas dhe shtetit të Izraelit është i neveritshëm. Shteti i Izraelit nuk është pjesë e gjykatës dhe nuk e njeh autoritetin e tij. Përpjekja e prokurorit Karim Khan për t’i mohuar shtetit të Izraelit të drejtën për t’u mbrojtur dhe për të liruar pengjet e tij duhet të refuzohet plotësisht”, tha Yoav Gallant.

Ndërsa Franca, ndryshe nga SHBA ka mbështetur gjykatën e Hagës duke thënë se mbështet pavarësisnë e saj dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë në të gjitha situatat.

Qeveria e Australisë ka shprehur të njëtjin qëndrim duke kërkuar nga Izraeli të respektojë ligjet ndërkombëtare. Gallant së bashku me kryeministrin Netanjahu akuzohen për shfarosje, shkaktim të urisë si metodë lufte, mohimin e ndihmave humanitare dhe shënjestrimin e civilëve gjatë luftës në Gaza.

Gjykata e Hagës ka kërkuar urdhër arreste edhe për tre liderët më të lartë të Hamasit të cilët akuzohen për shfarosje, vrasje, pengmarrje, përdhunime e torturë. /vizionplus.tv

Read Entire Article