Një zjarr ka shpërthyer në majën e katedrales në qytetin francez të Rouen, sipas pamjeve të transmetuara nga mediat vendase.
Katedralja është veçanërisht e famshme për veprat e piktorit impresionist francez Claude Monet.
Imazhet e transmetuara nga BFM tregojnë një “re” tymi që ngrihet mbi katedralen gotike dhe njerëzit në rrugë duke parë të tmerruar. Skena i përngjan asaj që shkatërroi në Katedralen Notre Dame në 2019.
Një zyrtar lokal tha se tempulli është evakuuar dhe shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje.
Për më tepër, autoritetet zjarrfikëse po luftojnë aktualisht për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa punëtorët që ndodheshin brenda tempullit kur shpërtheu zjarri janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga vendi i ngjarjes./vizionplus.tv
🔴 EN DIRECT
Incendie à la cathédrale de Rouen: l’édifice évacué, un périmètre de sécurité établi pour faciliter l’interventionhttps://t.co/IL2ihyFwjj pic.twitter.com/m7NIcrvpjc
— BFMTV (@BFMTV) July 11, 2024