Fredi Beleri është liruar sot nga burgu me kusht, pas shumë kërkesave dhe seancave, thuajse në të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Tani ai betejën për të gjetur të drejtën e tij do ta kërkojë në Strasburg dhe do ta bëjë nga Athina dhe Brukseli, ku do të zhvendoset për të jetuar.
“Unë do e çoj çështjen në Strasburgut dhe nëse më dal si i pafajshëm do kandidoj”, deklaroi Fredi Beleri.
Vendimi për daljen nga qelia u dha nga gjykata e Fierit, e cila pranoi kërkesën e Belerit për t’u liruar me kusht 6 javë para se atij t’i përfundonte dënimi. Por edhe ky vendim sipas tij, ishte politik.
“Vendimi i sotëm ishte politik, si çdo vendim deri tani. Në Shqipëri nuk ka zgjedhje, pushteti ka vendosur që në këtë shtet të mos ketë demokraci, zgjedhjet që u bënë 4 gusht ishin të paligjshme. Dekreti vendimi çdo gjë ishte e paligjshme”.
Beleri ndodhej në qeli që prej 12 majit të vitit 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u akuzua për blerje votash.
Edhe pse i arrestuar Beleri fitoi zgjedhjet në Himarë dhe ishte kryetar i zgjedhur i bashkisë deri në korrik 2024, kur pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Posaçme të Apelit, komisioni qendrorë i zgjedhjeve e shpalli mandatin e tij të pavlefshëm.
Për shkak të arrestimit Beleri nuk kreu dot betimin si kryebashkiak dhe gjykata refuzoi ta lejonte të merrte mandatin.
Gjatë kohës që Beleri përballej me akuza në Shqipëri ai mori mbështetje nga
Athina zyrtare dhe partia e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis që e kandidoi për deputet të parlamentit europian.
Beleri u shpall fitues, ndërsa ishte dënuar nga gjykata e posaçme në Shqipëri./vizionplus.tv