Frika për zgjerim të luftës në Lindjen e Mesme, vriten 4 persona nga sulmet ajrore në kufi me Izraelin

8 months ago 31
Reklamë

Frika për zgjermi të frontit të luftës në Lindjen e Mesme vijon të rritet çdo ditë e më shumë. Shpërthimet e fuqishme në varrin e gjeneralit të iranit lanë pas më shumë se 100 viktima dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Incidenti i së mërkurës vjen në mes të tensioneve të shtuara në rajon pasi nënkryetari i grupit palestinez të mbështetur nga Irani, Hamas, u vra në një sulm izraelit me dron në Liban. Kjo situatë, por edhe paralajmërimet e Hasbollaut kanë sjellë edhe frikë për përshkallëzim të konflikteve.

Ndërkohë që ditën e sotme, grupi i Hasbollahut tha se 4 persona kanë humbur jetën nga sulmet ajrore në kufi me Izraelin. Stacioni televiziv Al-Manar i Hezbollahut bëri një homazh për viktimat, duke i përshkruar si “martirë”.

Po ashtu, BBC raporton se larg kufirit me Libanin dhe në Gaza, shoqata bamirëse e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thotë se selia e saj në Khan Younis është goditur nga një sulm izraelit, duke vrarë një person dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raporton se sulmet izraelite vazhduan në Gaza gjatë natës. Nisur nga frika e përhapjes së frontit të luftës, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken do të zhvillojë një vizitë në Lindjen e Mesme, e cila është për herë të katërt që nga nisja e luftës/vizionplus.tv

Read Entire Article