“Fronti” kundër Izraelit, Britania dhe Franca të ashpër me Netanyahun

1 day ago 24

Pas Francës dhe Emmanuel Macron, i cili prej 15 ditësh ka kërkuar hapur një “ ngrirje ” totale të shitjeve të armëve në Izrael, sot zyrtarisht dhe Britania i është bashkuar këtij fronti.

Ministri i Jashtëm i vendit, David Lamy, në deklaratën e tij të sotme, madje theksoi se me iniciativën e vendit të tij, Francës dhe Algjerisë, sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së për krizën humanitare në Gaza.

Lexo edhe :

Related Posts

David Lammy theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të ruajë statusin e mos dërgimit të armëve specifike në Izrael, i cili është në fuqi që nga shtatori.

Benjamin Netanyahu ka sulmuar presidentin francez me shprehje të ashpra, duke e konsideruar këtë “front” si të turpshëm, por e vërteta është se Parisi nuk ka asnjë kontratë ushtarake në fuqi me Izraelin. “Ngrirja” britanike e sistemeve specifike të armëve ndaj Izraelit, nga të cilat F35 është i përjashtuar, ka të ngjarë të krijojë një problem të rëndësishëm në Tel Aviv veçanërisht nëse SHBA pas letrës së djeshme, një ultimatum 30-ditor, që lidhet me ndihmat humanitare në Gaza, të penguara nga Izraelit./vizionplus.tv

Read Entire Article