Fundoset anija me emigrantë në ujërat grekë, një i vdekur dhe dy të zhdukur

1 day ago 28

Një burrë u gjet i vdekur pas fundosjes së një varke me emigrantë në Gavdos, ndërsa dy persona mbeten të zhdukur.

Sipas autoriteteve greke, anija u mbyt 21 milje detare në jug të ishullit. Anija u pikas më herët gjatë ditës së gjysmë e zhytur nga një dron Frontex.

Menjëherë, siç mediat vendase shkruajnë, autoritetet nisën  një operacion kërkimi- shpëtimi.

Gjatë operacionit u shpëtuan 97 emigrantë. Siç rezultoi nga deklarimet e tyre, tre persona rezultojnë të zhdukur, ku kërkimi ka vijuar me dy mjete të rojes bregdetare, gjashtë anije lundruese dhe një helikopter të Marinës. Një nga të zhdukurit u gjet i vdekur./vizionplus.tv

Read Entire Article