Edhe dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit të superjahtit të miliarderit britanik Mike Lynch, i cili u mbyt në Sicili javën e kaluar, janë vënë nën hetim.
Kjo është konfirmuar ditën e sotme nga avokati i tyre.
Lexo edhe :
Related Posts
Hetimet kanë vazhduar që nga e mërkura kundër Tim Parker Eaton, inxhinierit që ishte në krye të dhomës së motorit të jahtit dhe marinarit Mattheë Griffith, i cili ishte në roje natën e incidentit, me dyshimin për vrasje.
Kapiteni i anijes nga Zelanda e Re James Cutfield, është tashmë nën hetim për të njëjtën arsye, sipas AP.
“Profili i përgjegjësive të tyre të mundshme është ende i paqartë, sepse hetimi sapo ka filluar”, tha avokati Mario Scopezi.
Ai shtoi se Parker Eaton dhe Griffith u larguan nga Italia të mërkurën, së bashku me Catfield dhe pjesën tjetër të ekuipazhit.
Kryeprokurori Ambrogio Cartozio, i cili drejton hetimin, tha se ekipi i tij do të marrë në konsideratë çdo element të mundshëm të përgjegjësisë, duke përfshirë përgjegjësinë e kapitenit, ekuipazhit, individëve përgjegjës për mbikëqyrjen dhe prodhuesit të jahtit.
Në Itali, veprimet hetimore nuk nënkuptojnë fajësinë dhe nuk do të thotë se do të ngrihet akuza ndaj personave që janë objekt i hetimit.
Mbytja e superjahtit ka habitur ekspertët e lundrimit detar, të cilët thanë se një anije si Bayesian duhet të përballojë stuhinë pa u fundosur brenda një minute.