Futbollisti korean akuzon policinë kineze se ka kërcënuar familjen e tij për të pranuar trukimin e ndeshjeve

6 days ago 20
Reklamë

Të forta janë akuzat e futbollistit korean Son Jun-Ho , i cili pretendon se ka marrë kërcënime nga përfaqësuesit e policisë kineze për të pranuar se ka marrë pjesë në trukime ndeshjesh dhe baste të paligjshme.

Sean u mbajt për rreth dhjetë muaj në vend (319 ditë) pasi emri i tij ishte mes 42 të tjerëve që përballeshin me akuza për trukim ndeshjesh dhe baste të paligjshme. Raporti korean tha se arrestimi i tij u zyrtarizua pas një ndalimi 37-ditor, i cili lejohet sipas ligjit kinez.

Në fund, siç pretendon, ai pranoi akuzat për shkak të frikës për sigurinë e familjes, ku policia kërcënoi se do t’i linte fëmijët të vetëm, duke shprehur se do arrestonin edhe gruan e tij./vizionplus.tv

Read Entire Article