Gafa e Spiropalit: Shqipëria do të jetë një vend i BE para vitit 2013, do ta anëtarësojmë ne

4 months ago 30

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali pasditen e sotme nga Foltorja e Kuvendit i është përgjigjur akuzave të opozitës, të cilët akuzojnë qeverinë se e ka kthyer vendin në një narko-shtet. Ministrja theksoi se raportet e vendit tonë me BE do të vijojnë të thellohen. Megjithatë gjatë fjalës së saj, Spiropali bëri një lapsus pasi tha se do të anëtarësohemi në BE para vitit 2013.

Spiropali: Raporti ynë me BE do jetë ai që është sot dhe sigurisht do thellohet. Me te gjithqa vendet e BE-së që i kanë thënë “PO” Shqipërisë për të qenë pjesë e atij unioni me rregulla. Nuk është e rastësishme, është fryt i politikave tona të brendshme dhe i marrëdhënieve të jashtme. Është ajo që kemi bërë për financat e këtij vendi, i sollëm në binarë se ju i kishit çuar në humnerë, është ajo që kemi bërë për sigurinë në këtë vend, ku sot vijnë 14 milionë turistë, aq parashikohen të vijnë në vitin 2024, kemi dalë përfundimisht nga lista gri, është ajo që ka bërë kryeminsitri në raport me të gjithë udhëheqësit e BE për të tregaur një Shqipëri që është larg përfytyrimit që ju keni, skicës që ju bëni dhe mendësisë që reflkektoni sa herë flisni. Shqipëria nuk është një narko shtet, nuk është një vend i hajdutëve dhe kiriminelëvë. Është një vend i atyre që punojnë dhe do jetë një vend i BE dhe do ta anëtarësojmë ne./vizionplus.tv

Read Entire Article