Gati të varë këpucët në gozhdë? Messi: Po i shijoj në maksimum ndeshjet e fundit

4 months ago 33

Lionel Messi udhëhoqi vendin e tij në finalen e Copa America pas fitores 2-0 ndaj Kanadasë.

Kapiteni i Albiceleste ka gjetur rrugën e rrjetës, ndërsa u shpall edhe lojtari i ndeshjes, duke shpresuar që më 15 korrik të fitojë kompeticionin për të dytin vit radhazi, duke vazhduar një seri të papërsëritshme prej katër trofesh pas Kupës së Amerikës të vitit 2021, Finalissima në 2022 dhe Kupës së Botës në të njëjtin vit.

Pas përfundimit të ndeshjes ai ka shprehur ndjenjat e tij, duke theksuar se e di që këto janë ndeshjet e tij të fundit dhe po i shijon në maksimum.

“Po, e di që këto janë ndeshjet e fundit… po i shijoj në maksimum. Nuk është e lehtë të jesh sërish në një finale, duhet të kënaqemi, të shijojmë çdo moment”, tha Messi. /vizionplus.tv

Read Entire Article