Një grua e pajetë është gjetur në rrjedhën e liqenit artificial të Viroit në Gjirokastër.
Kanë qenë dy kalimtarë të rastit ata që kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësen për prezencën e një kufome në sipërfaqe të rrjedhës mëmë të liqenit të Viroit.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka nxjerrë nga rrjedha gruan e pajetë dhe të padekompozuar.
Identiteti i saj është ende i panjohur, teksa nuk dihen ende rrethana dhe shkaqet e ngjarjes në fjalë. /vizionplus.tv