Një trup i pajetë është gjetur pranë shkollës “Andrea Stefani”, në zonën e Laprakës.
Nga të dhënat e para raportohet se viktima është mashkull. Dyshohet se bëhet fjalë për një të moshuar që ishte në kërkim më herët, i larguar nga banesa. I moshuari vuante nga skleroza.
Po ashtu, nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje
“Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./vizionplus.tv