Një 63-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Golem. Bëhet e ditur se 63-vjeçari R.A është gjetur në anë të rrugës pa shenja jete.
Dyshohet se shkak është bërë arresti kardiak, pasi mbi trupin e viktimës nuk janë dalluar shenja dhune.
Njoftimi:
Rreth orës 18:30, në fshatin Golem, në anë të rrugës së këtij fshati, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit R. A., 63 vjeç, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit dhe të shkakut të humbjes së jetës së 63 vjeçarit.