Gjykata e Lartë e riktheu me burgim të përjetshëm, Dritan Dajti kërkon lirimin nga qelia: Më ka mbaruar dënimi që më dha Apeli

4 months ago 21

Dritan Dajti ka kërkuar lirimin e tij nga qelia. Përmes një kërkese drejtuar drejtorit të burgut të Peqinit Florenc Doka, avokati i Dajtit Alban Kapxhiu ka parashtruar pretendimin se i ka mbaruar dënimi me 25 vite burg, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila pranoi kërkesës e tij për gjykim të shkurtuar.

Dritan Dajti, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit pasi në vitin 2009 vrau 4 policë në Durrës, ka kërkuar deklarimin e  përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vjet burgim.

Nga përmbajtja e shkresës “Dinamika e vuajtjes së dënimit për të dënuarin” rezulton se nga data e arrestimit, datë 07.08.2009, deri më datë 30.04.2024 i dënuari ka vuajtur gjithësej 24 (njëzet e katër) vjet, 8 (tete) muaj e 13 (trembëdhjetë) ditë”, thuhet në kërkesën për lirim nga qelia.

Gjithashtu, Dritan Dajti dhe avokati i tij Alban Kapxhiu, i kanë bërë kërkesë më 4 korrik 2024 drejtorit të burgut të Peqinit lëshimin e urdhërit per kryerjen e procedures se lirimit.

Por vendimi i Gjykatës së Apelit për dënimin me 25 vite burg të Dritan Dajtit është rrëzuar nga Gjykata e Lartë, e cila ka rikthyer në burg përjetë me një vendim të datës 11 qershor.

Prishjen e vendimit nr.13, date 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe lënien në fuqi të vendimit nr.95, datë 23.07.2014 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda”, thuhej në njoftimin e Gjykatës së Lartë që rikthyer në burg përjetë autorin e vrasjes së katër efektivëve të policisë./vizionplus.tv

Read Entire Article